Nuk donte të vaksinohej, reperi heq dorë nga filmi i ri dhe 9 milionë dollarët që do të merrte

schedule16:31 - 2 Nëntor, 2021

schedule 16:31 - 2 Nëntor, 2021

Reperi Ice Cube ka hequr dorë nga filmi ‘Oh Hell Nah’ pasi iu kërkua të vaksinohej. Reperi vendosi të largohej nga komedia, në të cilën do të luante bashkë me Jack Black, duke refuzuar kërkesën e producentëve për t’u vaksinuar, raporton Hollyëood Reporter.

Krijuesit e filmit i kanë kërkuar Ice Cube, i cili nënshkroi një kontratë në qershor, të vaksinohet kundër koronavirusit para nisjes së xhirimeve që ishin planifikuar këtë dimër në Hawaii. Burimet thanë se reperi hoqi dorë pavarësisht një marrëveshjeje prej 9 milionë dollarësh.

Ky është projekti i dytë që Cube ka lënë muajt e fundit. Reperi do të luante dhe në dramën “Flint Strong”, ndonëse rrethanat në këtë rast janë të paqarta. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!