Durrës – Një 59-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Durrësit për shkak se akuzohet se ka dhunuar një grua 33 vjeç. Ngjarja e rëndë është shënuar në korrik ku i arrestuari Xh.N ka goditur me grushte, një grua 33-vjeçe B.Q.
Xh. N., 59 vjeç, banues në Durrës, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, më datë 31.10.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Njoftimi i policisë:
Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim.
Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësive ligjore, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim:
Xh. N., 59 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, më datë 31.10.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Ky shtetas, më datë 19.07.2021, ka goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasen B. Q., 33 vjeçe, banuese në Durrës.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al/