Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Kumbari, Fatmir Xhafaj kërkon analizë para zgjatjes së mandatit të organeve të vettingut: Nuk ka më kuptim

schedule15:07 - 1 Nëntor, 2021

schedule 15:07 - 1 Nëntor, 2021

Fatmir Xhafaj nuk ka firmosur nismën kushtetuese të propozuar nga Partia Socialiste për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut. Deputeti, që dikur ka drejtuar Komisionin për Vettingun dhe ka mbështetur ngritjen e tyre, nënvizoi sot në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit se duhet një analizë e plotë, pasi sipas tij mbi procesin janë hedhur shumë dritëhije.

“Kushtetuta e ka zgjidhjen sot që flasim, edhe opsionin kur do të përfundonte afati 5 vjecar i këtyre institucioneve. Nuk është thjesht një nen i vetëm dhe teknik, por është çështje e rëndësishme Varet integriteti i vetë reformës në drejtësi. Ne duhet të gjykojmë për këtë proces. Kjo zgjidhje që propozojmë, e konsolidon këtë proces? Në gjykimin tim është e nevojshme një analizë të plotë të situatës aktuale. Pse 2.5 vjet, e jo 3 vjet? Duhet një analizë që të kuptojmë a po marrim vendimin e drejtë, që t’i qëndrojmë parashikimin e ri. Mbi procesin janë hedhur shumë dritëhije. Cilët janë faktorët  e vonesës së vettingut? Pse u kalua 5 vjecari?,” tha Xhafaj.

Xhafaj, shtoi më tej se është i pakënaqur me ritmin e punës KPK-së dhe ONM-së në këtë proces. “Personalisht jam shumë i pakënaqur nga ritmi i punës së KPK-së dhe ONM-së në këtë proces. Cilat janë garancitë që s do vijmë prapë këtu pas 2 vjetësh e të themi a e shtyjmë prapë?” tha ai.



g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!