Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë për 11 punëtorë, të cilët ishin punësuar për ndërtimin e 3 objekteve në Palasë, për të cilat investitori nuk kishte marrë leje.
Siç raporton gazetari Elton Nikaj, trupa gjykuese vendosi “detyrim paraqitje për: Flamur Bega, Alvin Sinani, Bilbil Zhima, Murat Zhima, Viktor Ballaj, Dule Tozaj, Leonard Tozaj, Altin Petoku, Oltion Halili, Renis Shahinaj dhe Elvis Selimja.
Në kërkim mbetet investitori Vezir Gjikolaj si dhe vijon procedimi në gjendje të lirë per dy specialistët e IMT-së, Renato Hodaj dhe Erjon Zenelaj.
Këta u arrestuan pak ditë më parë për ndërtimin pa leje në Palasë. Sakaq, seanca e sotme u drejtuaa nga gjyqtar Arqile Basho.