Nis sot nis aplikimi i dozës së tretë të vaksinës anti-COVID për personat mbi 60 vjeç

schedule10:13 - 1 Nëntor, 2021

schedule 10:13 - 1 Nëntor, 2021

Doza e tretë e vaksinës anti Covid për personat mbi 60 vjeç është hapi i radhës që pritet të nisë këtë të hënë në vendin tonë.

Komiteti teknik i ekspertëve në rekomandimet e fundit të saj vendosi marrjen e një doze të tretë të vaksinës për të gjithë të moshuarit mbi këtë moshë.

Gjithashtu sot do të nisë aplikimi dhe marrja e vaksinës dhe të grupmosha mbi 16 vjeç, ndërsa fëmijët mbi 12 vjeç do i nënshtrohen vaksinimit me autorizimin e prindërve dhe vetëm nëse kanë probleme shëndetësore.

Deri tani është vaksinuar 35 % e popullsisë, ndërsa janë imunizuar plotësisht me të dyja dozat 31 % e popullsisë shqiptare. Aktualisht në Shqipëri po vaksinohet me vaksinat Pfizer, Astra Zeneca dhe Coronavac./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!