Goli i Zlatan Ibrahimoviç mbrëmjen e djeshme ndaj Romës me goditje dënimi, bëri që sulmuesi i Milan-it të kapte shifrën e 400 golave në të gjitha ligat që ai ka luajtur dhe goli i 150-të në Seria A.
Suedezi përveç kësaj, ka thyer dhe një tjetër rekord në Itali. Rekordi i golashënuesit më të vjetër e mbante ish-kapiteni i Romës , Francesco Totti , i cili kishte shnëuar golin e tij të fundit në moshën 39-vjeçare.
Ibra e theu këtë rekord duke shënuar golin e djeshëm në moshën 40- vjeçare. Suedezi pasi shënoi golin e djeshëm u kthye nga tifozët vendas duke festuar me gjakëftohtësi maksimale, dhe ndërkohë fërshkëllimat ndaj ti dhe ofendimet nuk po mungonin.
“Më pëlqen kur më kritikojnë , më ofendojnë apo kur më fërshëllejnë. Kjo gjë më bën më të fortë, më ka bërë ky që jam sot, sulmuesin më të mirë në historinë e futbollit”.
Kështë është shprehur Zlatan Ibrahimoviç pas ndeshjes së fituar mbrëmjen e djeshme ndaj Romës në “Olimpico” me rezultatin 0-2 ku protagonist ishte pikërisht suedezi me një supergol dhe një penallti të fituar. h.ll/abcnews.al