Arqipeshkvia e Shkodrës letër deputetëve të Kuvendit

schedule21:30 - 8 Janar, 2019

schedule 21:30 - 8 Janar, 2019

Arqipeshvia në Shkodër i është drejtuar me një letër deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, duke përcjellë propozimin e kishës katolike, për një Ditë Botërore kushtuar temës së Paqes, në nisje të vitit të ri.

Duke përcjellë mesazhin e Papa Françeskut, sipas të cilit “Politika e mirë është në shërbim të paqes”, Imzot Angelo Massafra i kërkon deputeteve një shërbim politik të bazuar në dimension paqësor .

Në letër shkruhet se për Papa Françeskun politika është një mjet themelor për të ndërtuar qytetarinë dhe veprat e njeriut. Ati i Shenjtë e ka veçanërisht në zemër Shqipërinë tonë, aq sa e ka paraqitur atë si shembull te bashkëjetesës paqësore mes besimeve fetare, thuhet në letrën e dërguar deputëve të Kuvendit të Shqipërisë.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!