“Kutia 21” rikthen bashkë në ekran Enkel Demin dhe Edi Ogën. Programi më i ri në ABC nis transmetimin të hënën me plot sfida, humor e risi.
“Kutia 21 është një game show dhe një talk show i kombinuar ku marrin pjesë 21 persona njëkohësisht, njëri është fitues dhe 20 të tjerë janë asistentë në lojë, ndihmojnë fituesin, një prej të cilëve jam edhe unë. Kjo është risia,” tregon Oga.
Pjesë e programit mund të bëhet çdo qytetar mbi 18 vjeç.
“Kutia 21” vjen në ABC nën moderimin e Enkel Demit dhe Edi Ogës, nga e hëna në të premte, nga ora 20:00. /abcnews.al/