Will Smith ka pranuar se dikur ka menduar të vetëvritej. Aktori 53-vjeçar foli hapur për problemet e shëndetit mendor gjatë serisë së re të dokumentarit “The Best Shape of My Life”. Dokumentari me gjashtë pjesë tregon përpjekjet e yllit të filmave për të humbur 20 kilogramë në 20 javë.
Megjithatë, aktori pranon se kjo kishte ndikuar edhe ndikuar edhe në shëndetin e tij mendor. “Kur fillova këtë shfaqje, mendova se po futesha në formën më të mirë të jetës sime fizikisht, por mendërisht isha diku tjetër. Përfundova duke zbuluar shumë gjëra të fshehura për veten time.”, thotë Smith.
Dokumentari me gjashtë pjesë do të shfaqet premierë më 8 Nëntor në YouTube. Ai planifikon të zbulojë edhe më shumë rreth jetës së tij. “Po shkruaj librin tim dhe është si të ekspozoj jetën time dhe kaq shumë gjëra që njerëzit nuk i dinë për mua,” dëgjohet duke thënë në trailer. /abcnews.al