“Abissnet Superiore”, duele të forta, mësoni 2 sfidat e ditës së sotme

schedule09:15 - 31 Tetor, 2021

schedule 09:15 - 31 Tetor, 2021

Dita e sotme ka rezervuar gjithashtu dy ndeshje interesante që luhen në në orën 16:45, në kuadër të javës së shtatë të “Abissnet Superiore”.

Në “Air Albania” do të luhet sfida mes Partizanit dhe Egnatias. Demat do të kërkojnë në këtë takim fitoren e parë për këtë sezon, kundër surprizës së Egnatias.

Ndërsa në Shkodër në stadiumin “Loro Boriçi” do të luhet sfida tjetër mes Teutës dhe Kastriotit. Djemtë e detit do të kërkojnë fitoren për të mos u shkëputur nga dy skuadrat e kreut, me krutanët që nuk janë aspak në një moment të mirë.

Sfidat e ditës së sotme:

Partizani – Egnatia (Air Albania)

Teuta – Kastrioti (Loro Boriçi) /f.a/abcnews.al