“Kategoria e parë” do të zbresë në fushën e lojës 16 skuadra për të zhvilluar mes tyre 8 sfida interesante. Në orën 14:00 do të zhvillohen të gjitha sfidat e ditës së sotme.
Vëmendjen kryesore e merr skuadra e Bylisit e cila kërkon shkëputjen e sigurisë nga vendi i dytë. Ditën e sotme do të përballet me Lushjen në stadiumin “Adush Muça”.
Një takim i luftuar do të jetë edhe dueli mes Besës dhe Apolonisë, ku fitorja e vetmja zgjidhje.
Sfidat e ditës së sotme:
Tërbuni – Erzeni
Tomori – Maliqi
Butrinti – Shkumbini
Besa – Apolonia
Besëlidhja – Vora
Bylisi – Lushnja
Turbina – Burreli
Pogradeci – Korabi /f.a/abcnews.al