Kryeministri britanik Boris Johnson ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar do të dhurojë 20 milionë doza të vaksinës AstraZeneca për vendet më të varfra. Rikujtojmë se Mbretëria e Bashkuar ka dhuruar 10 milionë doza, si pjesë e angazhimit të vendit për të shpërndarë 100 milionë doza për vendet e varfra deri në mesin e vitit 2022.
Ndërkohë, Johnson i kërkoi grupit të fuqive ekonomike të shtyjnë synimin e tyre për të vaksinuar deri në fund të vitit 2022 të gjithë botën, duke deklaruar se “përparësia e parë e G-20 duhet të jetë shpërndarja e shpejtë, e barabartë dhe globale e vaksinave”.
Britania dhe vendet e tjera të pasura janë akuzuar se kanë grumbulluar më shumë vaksina sesa në të vërtet kanë nevojë, ndërsa disa vende si Afrika kanë mungesë vaksinash. Ish-kryeministri britanik Gordon Brown, një i dërguar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, u ka kërkuar vendeve të G-20 që të shpërndajnë vaksina për vendet e varfra.
/abcnews.al