Presion i lartë mbi Adriatik, parashikimi i motit dhe qytetet që do të ketë shi

schedule07:05 - 30 Tetor, 2021

schedule 07:05 - 30 Tetor, 2021

Mbi vendin tonë ditën e sotme sipas “MeteoAlb” zhvillimi i një qendre të presionit të lartë atmosferik mbi brigjet e Adriatikut, do të sjellë mbizotërim të kthjellimeve gjatë gjithë ditës në zonat bregdetare. Ndërsa zona e ulët dhe zona malore do të kenë herë pas here kalime të pakta vranësirash, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat e thella në verilindje të territorit shqiptar.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 23°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Juglindor duke sjell në brigjet detare dallgëzim te ulët.

Rajoni dhe Europa

Qendra dhe Veriu i Kontinentit vijon  në ndikimin e ciklonit të Islandës duke bërë që kushtet atmosferike të jenë të paqëndrueshme, ku moti shoqërohet me rrebeshe shiu dhe stuhi ere. Në zonën e Alpeve do ketë edhe reshje dëbore. Ndërsa kthjellimet do të dominojnë Lindje dhe gjithë Europën Jugore.

Kosova

Vlerat e larta barike do të kushtëzojnë mot të kthjellët gjatë paradites në pothuajse gjithë territorin e Kosovës. Por mesdita dhe pasditja sjellin në Kosovë kalime të pakta vranësirash, KU më të theksuara pritet të jenë në zonat veriore të territorit.

Maqedonia e Veriut
Republika e MV edhe gjatë të shtunës do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë gjithë ditës. Parashikohet që në orët e para të ditës të ketë kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash, të cilat në vijim do të bëhen përkohësisht më të dukshme në të gjithë vendin.

/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!