20% e rusëve besojnë se tortura është e lejueshme

schedule18:29 - 29 Tetor, 2021

schedule 18:29 - 29 Tetor, 2021

Një në pesë rusë, ose 20%, beson se tortura  është e lejueshme në raste ekstreme, sipas një sondazhi të kryer nga qendra kërkimore Levada-Centr, e regjistruar si “agjent i huaj”  dhe botuar në gazetën Novaya.

11% e rusëve justifikojnë torturën, në raste ekstreme, kur mund të shpëtohen jetët e njerëzve të pafajshëm. Gjithashtu 9% e të anketuarve besojnë se tortura është e lejueshme ndaj personave që kanë kryer krime të rënda nëpërmjet përdorimit të forcës. Në të njëjtën kohë, megjithatë, 66% e rusëve nuk e justifikojnë torturën në asnjë rrethanë.

Sipas 45% të të anketuarve, tortura është më e përhapur në Shërbimin Federal të Ndëshkimit, si burgjet. 41% e rusëve besojnë se tortura kryhet gjatë marrjes në pyetje dhe në polici, ndërsa 18% në Komisionin Hetimor (ekuivalenti i FBI-së së SHBA) dhe FSB (Shërbimi Federal i Sigurisë). Rreth 30% e kanë pasur të vështirë të përgjigjen.

Një total prej 2% thanë se kishin vuajtur një herë një dënim dhe 3% ishin në qendra paraburgimi. Shumica dërrmuese, 89% e të anketuarve thanë se nuk kishin pasur kurrë një përvojë të tillë.

Sondazhi u krye në datat 21-27 tetor , me një kampion përfaqësues në 137 zona të banuara në 50 subjekte ruse. Në sondazh janë përfshirë 1636 persona të moshës 18 vjeç e lart. /abcnews.al