Krutanët ankohen për ujin: Nuk kryem as punët e nevojshme

schedule17:20 - 29 Tetor, 2021

schedule 17:20 - 29 Tetor, 2021

Problemi i banorëve të Krujës nuk mori fund as pasi Ujësjellësi u ktheu ujin në çezma. Banorët ankohen se kohëzgjatja ishte e pamjaftueshme për të kryer punët e nevojshme. Enët  sërish iu mbetën bosh.

Ujin për konsum apo për gatim duhet të vazhdojnë ta blejnë në dyqan.

“Ujti i pijshëm ka ardh, po jo me e përdor me e pi. Kemi la veç rroba. Ka ardh në 20.00 dhe rreth orës 21.00 ka ikur. Ujë bashkia ka nda, se ku e ka çuar nuk e di. Nuk na kanë pru ujë, jo falas, po as me lek nuk na e dhanë dje.”

Ndotja e ujit sipas Institutit  të Shëndetit Publik ishte pasojë e reshjeve të fundjavës së shkuar, por kjo banorët e Krujës nuk i bind.

Për këtë çështje, të shtunën shumë banorë të Krujës kanë lajmëruar protestë.  Ndërkohë  në spital vijojnë të paraqiten banorë me shenja të helmimit ndonëse që nga pasditja e të enjtes ka një rënie të ndjeshme të pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!