Nga Leontina Nika
50 vite të jetës Frederik Stamati ia ka kushtuar restaurimit të “thesareve” arkeologjike dhe historike. Në rrugëtimin 40-vjeçar të Muzeut Historik Kombëtar, ai është “heroi i heshtur”, thuajse cdo objekti i di edhe sekretet që fshihen pas.
Në duar ka kaluar rreth 20 mijë objekte, që në vitet ‘70-të e deri më sot. Shumë prej tyre prezantohen në vitrinat e muzeut. Stamati vecon si më unikun Epitafi i Gllavenicës dokument historik dhe fetar i vitit 1373.
Si ky artefakt janë vetëm tre të tillë në botë. Shqetësim në këtë përvjetor të muzeut specialisti sheh, emergjencën kombëtare të ngritjes së labaratorit qëndror të resturimi. Pasi shumë objekte të vecanta në muze të ndryshme të Shqipërisë rrezikojnë degradimin e tyre.
Historia 40 vjecare e muzeut më të madh në vend pasqyrohet përmes një eksopzite fotografike në hollin kryesor. Fasada e jashtme po resturohet falë një fondi të BE, brenda gjithcka është si 4 dekada më parë. Megjithëse ndër vite janë hartuar projekte restaurimi tërsorë, ata thjeshtë kanë mbetur në letër , duke lenë pas problematikat e klimatizimit që rrezikojnë objektet nga luhatja e temperaturave verë- dimër. /abcnews.al