Bulqiza është “shkundur” në 24 orët e fundit nga disa lëkundje sizmike, të cilat përpos frikës te banorët kanë shkaktuar edhe dëme në 16 banesa. “Tërmeti më ka shkatërruar totalisht brenda për brenda” tha një banor. “Djali (nipi) hipi në penxhere kur ra tërmeti, por e kapi nusja dhe e uli në tokë. Më pas ra sërish dhe shtëpia jonë është e çarë” tha një grua e moshuar.
“ABC” sjell pamjet e dëmtimeve të banesave, kryesisht të vjetra. Në njësinë Administrative Gjoricë ka plasaritje në muret e zyrave të njësisë Administrative, janë raportuar dy banesa të dëmtuara lehtë në fshatin Zogje dhe dy banesa në Njësinë Administrative Ostren në Gollobordë.
Informacion mbi pasojat e lëkundjeve të tërmetit në qarkun e Dibrës
Emergjencat Civile njoftojnë se 16 banesa janë dëmtuar nga lëkundjet e tërmetit të ditës së sotme me epiqendër në qarkun e Dibrës;
5 banesa në njësinë administrative Fushë-Bulqizë
3 banesa në njësinë administrative Ostren
3 banesa në njësinë administrative Gjoric
1 banesë në njësinë administrative Shupenzë
1 banesë në njësinë administrative Bulqizë
1 banesë në njësinë administrative Zerqan
Ndërkohë që pas lëkundjet pas tërmetit kryesor 4.5 Rihter vazhdojnë në këtë zonë. Në mesditë u regjistrua një tjetër lëkundje 3.3 Riter./ Abcnews.al