Një tjetër tërmet goditi pak më parë zonën e Dibrës. Nga të dhënat paraprake mësohet se bëhet fjalë për një tërmet me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter. Thellësia e tërmetit ishte e ulët, ç’ka bëri që të ndjehej i fortë në sipërfaqe.
Tërmeti kishte si epiqendër fshatin Shupenzë, mes qytetit të Bulqizës dhe Peshkopisë. Gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të ditës së sotme, zona u godit nga një numër i madh tërmetesh, të cilët shkaktuan edhe dëme material aty. Për fat të mirë nuk raportohet për dëmtime në njerëz.
Lexo edhe: Bulqiza u godit nga tërmeti dhe u “pushtua” nga mjegulla, banorët: Nuk është lojë
Më herët, në një prononcim për gazetarin e Abcnews.al, Dylber Balla, sizmologun Rrapo Ormeni i cili u shpreh se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
“Kjo e sotmja duket se është një goditje kryesore. Tërmetet janë dy tipologji, goditja kryesore ka para dhe pas goditje. Shumica janë pasgoditje. Është tipi i tërmetit që është shoqëruar me paragoditje. Janë procese normale që ndodhin. Ky tërmet është normal, i vogël” tha ai.
Lexo edhe: Dridhet toka në Bulqizë, banorët në panik: Kemi frikë nga tërmeti
Sizmologu qetësoi qytetarët kur tha se tërmeti i regjistruar sot në Bulqizë nuk ka lidhje me atë që ndodhi në Durrës në 26 nëntor të 2 viteve më parë, tragjedia me 51 viktima. “Nuk ka lidhje. Është zonë tjetër nuk ka lidhje me zonën e Durrësit. Zona e Bulqizës është e dalluar, bie në cdo cdo vit një tërmet i kësaj madhësie”. /abcnews.al