Sara Hoxha nuk e realizoi ëndrrën më të madhe por premton që t’ja plotësojë së bijës

schedule11:50 - 29 Tetor, 2021

schedule 11:50 - 29 Tetor, 2021

Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë një ndër çiftet më të dashur të ekranit, të cilët mirëpritën Poem Blu në Dhjetor të vitit të kaluar. Vogëlushja është kthyer në një nga bebushët më cool të showbizz-it pasi Sara dhe Ledri ndajnë shpeshherë momente me të.

Poem ende nuk ka mbushur një vjeç, por Sara është e vendosur për të zgjeruar familjen. Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit, ajo është shprehur se ëndrra e saj më e madhe ishte të kishte një motër, ndaj dhe kjo është arsyeja pse vajzën e saj nuk do ta lërë pa një motër.

“Ka qenë ëndrra ime më e madhe të kisha një motër dhe kjo është arsyeja pse Poem nuk do ta lë pa motër”, shkruan Sara duke iu përgjigjur pyetjes së ndjekësit nëse ka patur dëshirë që të kishte një motër.

/abcnews.al