Është vetëm 10 vjeç por ka marrë pjesë në shumë kompeticione ku ka rrëmbyer çmime brenda dhe jashtë Shqipërisë. Grejsi Lita merret me modeling dhe muzikë. Kur të rritet ëndërron të bëhet një prezantuese e njohur.
Ka marrë pjesë në Javën e Modës në Budapest, ka fituar Miss Universe Kids Kosova dhe së fundmi është vlerësuar me një çmimin Miss Fotozhenia në Shirokë. 10 vjeçarja ishte e ftuar këtë të premte në “Abc-ja e mëngjesit”, ku foli dhe për eksperiencën e bukur që ka kaluar në Javën e Modës në Milano.
“Që në moshën 5-vjeçare nëpër shtëpi dhe prindërit kuptuan se kisha pasion për sfilatën. U futa në Albania Fashion Kida dhe më kanë hapur derën për herë të parë. Kur isha pesë vjeç nuk dija ta thoja fjalën sfilatë dhe kur më pyetën se si ke dëshirë të ecësh, fillova të sfiloja.”, tha 10 vjeçarja.
/abcnews.al


