Roza Lati është një nga personazhet më aktiv të momentit. Përveç se si moderatore, ajo është shfaqur si aktore në serialin “Nina”.
Ndërsa së fundmi, për moderatoren Rudina Magjistari, ajo ka folur për projektin e saj më të ri, “Sirena”, një vepër që ulërin të gjitha problemet aktuale të Tokës, mbytjen e saj nga mbeturinat, asfiksimin që po i shkaktohet gjallesave, plastika që po pushton çdo centimetër, oqeanet që po vdesin, të gjitha të shpalosura konkretisht në formën e një gjallese ujore mitologjike.
Një ide prej 2 vitesh e Rozës, tashmë e formësuar dhe e skulpturuar mjeshtërisht, njësoj si bishti i saj dhe çdo detaj tjetër i përfshirë brenda saj.
Lati ka theksuar se kjo skulpturë është bërë me silikon prapa dhe ka patur peshën 26 kile, të cilën është detyruar ta mbajë të veshur.
“Luspë më luspë, është skulpturë, është bërë me silikon prapa dhe ka patur peshën 26 kile. Unë kam mbajtur të veshur në trup 26 kile silikon që është ai bishti, i rëndë. E kishim menduar nëse këta mund ta bëjnë bishtin e sirenës, erdhi momenti të bëj foto si sirenë, ky muhabet ka dy vjet. Kam që 2 vjet që e mbaj në sirtar këtë ide”, u shpreh ndër të tjera Roza./abcnews.al