Një incident ka ndodhur këtë të enjte në Serbi gjatë vizitës së eurodeputetes dhe raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila ka kritikuar presidentin Aleksandër Vuçiç dhe raportin e sivjetmë të Komisionit Evropian për Serbinë.
Mediat serbe bëjnë me dije se gjatë vizitës në Loznicë, një grup serbësh e pritën atë duke bërtitur “Kosova është zemra e Serbisë”.
Paraprakisht, Viola von Cramon tha në Beograd se raporti i Komisionit Evropian (KE) për përparimin e Serbisë në procesin e anëtarësimit përmban shumë kritika, por se një ton pozitiv po përhapet sepse, siç tha, ka një tendencë për t’i dhuruar diçka presidentit serb para zgjedhjeve. /abcnews.al