Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Çiraku është çirak. Ustai është usta”, Basha përplaset me Ahmetajn dhe largohet nga Kuvendi

schedule13:06 - 28 Tetor, 2021

schedule 13:06 - 28 Tetor, 2021

Pas kryeministrit Edi Rama, edhe kreu i PD Lulzim Basha është larguar nga seanca parlamentare e ditës së sotme. Basha pati një debat me zv/kryeministrin Arben Ahmetaj dhe kërkoi fjalën për procedurë pas deklaratës së tij. Basha kërkoi uljen e TVSH nga 20% në 6% për produktet e shportës.

Ahmetaj replikoi me të disa herë, ndërsa deputetët e tjerë socialist i kërkuan Nikollës t’i presë fjalën Bashës pasi sot ka folur më shumë se pjesa tjetër.

Replikat

Ahmetaj: Fondi monetar thotë ruajtëm jetë për shkak të politikave që ndoqëm. Ja ku e kemi se jemi në krye, Falë zotit dhe falë punës së mjekëve. Na keni thënë bëhuni seriozë me politikat fiskale. Mos harroni që e latë biznesin e vogël me 10% taksë. Është zero sot. 15 mijë familjet e ndihmës ekonomike do marrin 2-fish dhe 3-fish. 283 mijë i marrin sot librat falas. Mos dëgjo njerëz që kanë nxjerrë kriminelë nga burgu.

Basha: Ministri doli këtu dhe përmendi emrin e një deputeti. Rregullorja është e qartë. Nuk përmenda fare asnjë emër. Dopio standardin e hani bashkë me turpin. A doli ai këtu për procedurë, a foli për procedurë. Jo. Dijeni vendin tuaj.

 Çiraku është çirak. Ustai është usta. Mos merr rolin e ustait. Rri në rolin e çirakut. Ustai që do ta heqë fjalën nga hallet e shqiptarëve ia mbathi. Çiraku t’i mëshojë. Ulja e TVSH nga 20 në 6% është për shqiptarët. Ne nuk jemi këtu për ju. Nuk na ka marrë malli për ju. Jemi për një interes përtej interesit të PD. Jepni shqiptarëve atë që është e shqiptarëve. Ulni TVSh nga 20 në 6%.

/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!