Rezhinaldo paralajmëron trajnerin Cungu, pas ardhjes së Shkurtajt

schedule15:41 - 6 Janar, 2019

schedule 15:41 - 6 Janar, 2019

Konkurrenca në sulm pritet të jetë e madhe te Kukësi, pas afrimit të Shkurtajt nga Luftëtari. Sulmuesi Rezhinaldo menjëherë ka lëshuar një mesazh për trajnerin Cungu.

Optimizmi është padyshim i madh, ashtu si edhe përgjegjësia.

Kukësi stërvitet në Antalia, së bashku me dy përforcimet e janarit, sulmuesin Shkurtaj dhe mesfushorin Rrocaj, veçse trajneri Cungu duket se do të ketë dhimbje koke të dyfishtë.

Nga njëra anë kërkesa ultimative e presidentit Gjici për të fituar titullin me patjetër, dhe nga ana tjetër nga një mesazh i Rezhinaldos që duket se është pikërisht për trajnerin.

Sulmuesi nga Mozambiku postoi në Instagram një mesazh me dy kuptime, ku shkruhej se “thjesht në stol, vetëm në shtëpinë time, apo jo!”, por duke përdorur fjalën stol, jo karrige.

Nënkuptimi ishte i qartë: “Në stol vetëm në shtëpinë time, apo jo!”

Rezhinaldo ka qenë sulmuesi kryesor i Kukësit këtë sezon, deri tani, duke shënuar gola e duke siguruar fitore, por Shkurtaj po ashtu ka qenë vendimtar për Luftëtarin.

Sulmuesi vlonjat është cilësuar si më i miri në rolin e tij në fazën e parë të kampionatit, ndaj për Rezhinaldon nuk do të jetë e lehtë.

Rrezik jo I vogël është edhe marrëdhënia me trajnerin, pasi disa herë ka pasur përplasje me Cungun, ndonëse në fund gjithçka është mbyllur.

Nga ana tjetër, tekniku shkodran e pëlqen lojën ofensive por skemat e futbollit të sotëm shpesh janë me një sulmues kryesor, dhe me lojtarë krahu prapa tij.

Gjithsesi, Cungu është I kënaqur me ekipin që ka dhe problemi kryesor është të realizojë objektivin e vendosur nga klubi, fitimin e titullit kampion, ndërsa për momentin Kukësi është në vend të dytë, tri pikë prapa Partizanit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!