Një 38-vjeçar me iniciale K. H. në Patos është konfliktuar me mjeken e qendrës shëndetësore në Dukas të Patosit dhe më pas ka thyer xhamin e derës kryesore të kësaj qendre.
Policia njofton se ndaj 38-vjeçarit ka nisur një procedim penal ndërkohë që materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasi K. H., 38 vjeç, banues në Patos, pasi për motive të dobëta, është konfliktuar me shtetasen F. M., 37 vjeçe, (me detyrë mjeke pranë qëndrës shendetësore Dukas, Patos) dhe ka thyer xhamin e derës së qëndrës shëndetësore Dukas. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë. m.v/Abcnews.al