Del në shitje kopja e Shtëpisë së Bardhë, zbulohet çmimi marramendës

schedule21:50 - 27 Tetor, 2021

schedule 21:50 - 27 Tetor, 2021

Një kopje e Shtëpisë së Bardhë që dikur i përkiste George Hirst, djalit të madh të manjatit të medias William Randolph Hirst dhe daton nga viti 1878, tani është në dispozicion për shitje për 25 milionë dollarë.

Në vitin 1930, Hirst thuhet se iu drejtua arkitektes së famshme Julia Morgan, duke i kërkuar asaj të ridizajnonte plotësisht shtëpinë e tij në Kaliforni, pasi ajo ishte dëmtuar rëndë nga zjarret. Morgan, e cila ishte arkitektja e parë femër e licencuar në Kaliforni dhe gruaja e parë që u pranua në projektin e famshëm të arkitekturës l’École des Beaux-Arts në Paris, bëri një mini-kopje të Shtëpisë së Bardhë pasi Hirst donte t’i mirëpriste presidentët në shtëpinë e tij të re. Fatkeqësisht, asnjë president nuk shkeli në shtëpi dhe Hirst e shiti atë pa kaluar asnjë natë në të.

Që atëherë rezidenca ka pasur shumë pronarë të famshëm dhe përflitet se John Lennon dhe Yoko Ono donin ta blinin atë në vitet 1970, por e bënë këtë në minutën e fundit. Sot është në pronësi të Shailesh Mehta, ish-President dhe CEO i kompanisë kryesore të kartave të kreditit Providian Financial, i cili e bleu atë në 1997 për 6.05 milion dollarë dhe ka investuar shumë miliona në rinovime.

Në katin e parë të shtëpisë prej 2072 metrash katrorë ka një dhomë ndenjeje mbresëlënëse, kuzhinë të pajisur plotësisht, dhomë ngrënie dhe një dhomë ndenjeje, dyert franceze të së cilës të çojnë në një oborr spanjol dhe pishinë të madhe. Në këtë nivel ka edhe një kinema luksoze, një dhomë vere, një palestër dhe një “Oval Office” impozante.

Ne katin e dyte ka 10 dhoma gjumi dhe 11 tualete. Kompleti kryesor, i vendosur në gjysmërrethin e formuar në pjesën e pasme të shtëpisë, ka pamje nga pishina dhe kopshtet e bukura të luleve./abcnews.al