Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku është takuar së fundmi me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, ku fokus i bisedës ishte edhe kriza energjitike.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Balluku, e cila falënderon Kim për mbështetjen në mbarëvajtjen e projektit të Hidrocentralit të Skavicës dhe TEC-in e Vlorës.
“Me ambasadoren Yuri Kim diskutuam sot, ndër të tjerash, edhe për krizën energjetike globale, e cila thekson edhe një herë rëndësinë e dy projekteve shumë të rëndësishme dhe ambicioze që kemi në partneritet me Qeverinë Amerikane, Hidrocentrali i Skavicës dhe TEC-i i Vlorës, të cilat janë duke avancuar me ritme të mira. Si gjithmonë e falënderoj ambasadoren Kim për mbështetjen e saj dhe përfshirjen personale në mbarëvajtjen e këtyre projekteve ” shkruan Balluku.
/abcnews.al/