Nga Erblina Mile
Ndërtimi pa kriter i hidrocentraleve në vend ka dëmtuar bujqësinë dhe turizmin dhe nuk ka sjellë përfitime energjetike. Sipas ekspertëve, nga përllogaritjet rezulton se përfitimet e ekonomisë do të ishin më të mëdha nëse në zonat ku janë ndërtuar HEC-e do të zhvillohej turizmi.
Ekspertët theksojnë se nëse do t’i jepej përparësi prodhimit të energjisë nga dielli dhe era atëherë vendi nuk do të kalonte në situatë emergjente për energjinë.
“Është folur shumë ndër vite që duan të ndërtojnë parqe dhe të shfrytëzojmë energjinë e erës, por që është bërë shumë pak në këtë aspekt,” thotë eksperti Klodian Muço.
Aktualisht në Shqipëri janë ndërtuar 199 hidrocentrale dhe 40 të tjera janë në ndërtim. Ndërsa parqe eolike janë vetëm 11 të tilla në proces ndërtimi. /abcnews.al