Isis-K, dega e organizatës terroriste në Afganistan, mund të ndërmarrë sulme kundër objektivave ndërkombëtarë. Sipas Pentagonit, anëtarët e saj mund të jenë gati të veprojnë në territor ndërkombëtar brenda gjashtë muajsh.
Zv/sekretari amerikan i mbrojtjes, Kolin Kahl, duke folur para komisionit për forcat e armatosura në senat, përshkroi një situatë shqetësuese që mbështetej në të dhënat e mbledhura nga shërbimi amerikan i inteligjencës. Të dhëna që janë mbledhur pas largimit të trupave të fundit ushtarake amerikane nga Kabuli.
Dhe pse ministri i jashtëm i qeverisë së re talebane premtoi se do e përballojnë kërcënimin e ISIS-k, dhe se Afganistani nuk do të bëhet një bazë për të sulmuar vendet e tjera; ai pranoi se për momentin është e vështirë të vlerësohet kapaciteti i talebanëve për të luftuar xhihadistët në terren.
Fjalët e zv/sekretarit amerikan të mbrojtjes nxjerrin në pah një shqetësim të përhapur gjerësisht në Perëndim. Ndërkohë që mbetet i hapur debati për pasojat e tërheqjes dramatike amerikane nga Afganistani, pas një konflikti 20 vjeçar. Për momentin për shërbimet amerikane të inteligjencës, rreziku i atentateve në territorin amerikan, mbetet në nivelin më të ulët që na 11 shtatori 2001.
/abcnews.al