Ambasadori austriak në Tiranë, Christian Steiner nga Shkodra u shpreh edhe njëherë që Vjena ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë integrimin e Shqipërisë në BE.
“Austria ka mbështetur gjithmonë integrimin e Shqipërisë në BE. Shpresojmë që shumë shpejt të zhvillohet konferenca e parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE. Ne kemi kontakte të ngushta mes Shqipërisë dhe Austrisë dhe Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë.
Ne kemi ende në fuqi një marrëveshje të stabilizim asociimit mes BE-së dhe Shqipërisë. Në këtë pikë bashkëpunimi i Shqipërisë dhe BE vazhdon të jetë i ngushtë” tha ai./ Abcnews.al