Në fillim të nëntorit Shqipëria merr 700 mln euro borxh

schedule14:06 - 27 Tetor, 2021

schedule 14:06 - 27 Tetor, 2021

Në fillim të muajit nëntor Shqipëria do të dalë në tregjet ndërkombëtare për të marrë 700 milionë euro borxh. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj u shpreh pas mbledhjes së qeverisë se dalja në treg do të bëhet në konsultim me këshilltarët për ta marrë normën më të përshtatshme të interesit.

Projektvendimi i parë ka të bëjë me vlerën e eurobondit, që pritet që të dilet në treg në fillim të nëntorit do të ketë një vlerë 700 milionë euro. Procesi është duke u ndjekur nga Ministria e Financave dhe këshilltarët.

Dalja në treg nuk është vendosur si datë me qëllim që të dalim në ditët më të përshtatshme për të marrë normën më të përshtatshme të interesit” tha ministrja. Sot Presidenti Ilir Meta dha “OK”, por me rezerva për këtë projektligj./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!