Artan Hoxha nxjerr fotot: Kampioni grek që ndezi qirinj te varri i Kacifas dhe hileja e prokurorisë

schedule12:08 - 27 Tetor, 2021

schedule 12:08 - 27 Tetor, 2021

Nesër është dita e “JO”-së greke, festë kombëtare në vendin fqinj që përkujtohet edhe nga minoritarët në vendin tonë dhe për të shmangur incidentet janë marrë masa nga pala shqiptare në Jug.

E vranë apo u vetëvra? Dosja e minoritarit Konstantinos Kacifas vijon që të mos ketë një vendim final edhe pas tre vitesh nga momenti kur ndodhi ngjarja në Bularat. Por përse ndodhemi në këtë pikë?

Prokuroria tentoi ta mbyllte me hile. Kur e kishte në sirtar, tha të ftohet dhe harrohet dhe sot nuk e mbyll dot. Kjo histori duke u zvarritur sot nuk mbyllet dot se ata nuk pranojnë se ai ka vrarë veten dhe se ekspertiza nuk është bindëse edhe për gjykatën shqiptare.

Që e ktheu pas. Prokurori nuk bind dot jo grekët, por edhe gjykatën shqiptare. Kjo është diskreditim për drejtësinë tonë. Plus krijon një problem, duke mos dhënë zgjidhje u japim “ushqim” këtyre “kokave” të nxehta që vijnë nga Greqia” tha gazetari Artan Hoxha.

Por cilat janë pasojat? Artan Hoxha solli shembullin konkret sesi vendi ku u vra minoritari është kthyer në vend pelegrinazhi. Gazetari Hoxha publikoi në “ABC LIVE” foto të boksierit grek Leontis Vorrias që në kulmin e pandemisë erdhi për të ndezur qirinj te varri dhe vendi ku u vra Kacifas.

Pasojat janë që aty është kthyer në një vend pelegrinazhi. Leontis Vorrias ka qenë pjesëtar i forcave speciale greke, tani është zjarrfikës dhe ky vjen edhe në kohën e pandemisë hyn në Shqipëri, merr atë rripin e kampionit dhe vjen në Bularat shkon te varri i Kacifas, shkon edhe te vendi që është vrarë. Ai vjen dhe ndez qirinj atje.

E ka kthyer në rit. Ata e kanë kthyer në simbol patriotizmi, vend pelegrinazhi. Kam me qindra raste, por zgjodha këtë se është dikush andej, kampion dhe mund të nxisë edhe të tjera. Ka shkuar edhe te varri duke vendosur rripin e kampionit dhe flamurin” tregoi Hoxha përmes fotove./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!