“25 prilli”, Gogu kritikon Alibeajn: Mblidheni veten urgjentisht, jo show politik, zbatoni ligjin

schedule11:32 - 27 Tetor, 2021

schedule 11:32 - 27 Tetor, 2021

Me kritika ka nisur mbledhja e rradhës e komisionit hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Tonin Gogu i ka kërkuar kryetarit të komisionit Enkelejd Alibeaj që ta drejtojë mbledhjen në mënyrë të paanshme dhe sipas tij të mos bëhet show politik por të zbatohet rregullorja e të nisë hetimi.

Gogu gjithashtu kërkoi që të mos shtyhej më votimi i rendit të ditës dhe zgjedhjes së sekretarit. Alibeaj u shpreh se çdo anëtar ka të drejtë të shprehë kërkesat e tij.

Diskutimet në mbledhje:

Gogu: Mblidhni veten dhe vini rregull në këtë komision. Ky komision në drejtimin tuaj ka detyrim zbatimin e detyrimit brenda kohës që na ka caktuar komisioni. Mblidhni veten sepse smund të na pengoni të ushtrojnë të drejtën e zgjedhjes së sekretarit të këtij komisioni sepse kështu do i japim zgjidhje. Smund të na ndaloni të hartojmë dhe votojmë rregulloren e brendshme. Nevojitet me urgjencë të mblidhni veten dhe të filloni të drejtoni me maturi. Nëse doni që hetimi të bëhet realitet dhe jo shoë politik nevojitet drejtim i madh nga ju kryetar. Detyra e çmuar e kryetarit ju dikton që të drejtoni mb ledhjen në mënyrë të paanshme. Synimi juaj i vetëm të jetë shterim i rendit të ditës, kështu do largonji çdo paanshmëri. Duhet ti japim drejtim situatës në të cilën ndodhemi duke respektuar njëri tjetrin por mbi të gjitha ligjin, nuk kemi dhe ska rrugë tjetër

Alibeaj: Faleminderit Gogu. Cila ishte kërkesa për procedurë?

Gogu: Të ndjekim rendin e ditës, të miratojmë rregullon e brendshme, zgjedhjen e sekretarit…

Alibeaj: Ka ndonjë folës kundër, meqë e do rregullorja?

Bardhi: Kërkesa e bërë nga kolegu është e përsëritur dhe ezauruar. Rendi i ditë scaktohet nga kryetari, nëse kanë çështje për rend dite ia propozojmë kryetarit. Ne kemi ardhur në këtë rend dite që ka caktuar kryetari. Dhe rregulloren e kemi caktuar

be.k/abcnews.al