Kandidatura e Kathleen Ann Kavalec, e emëruar si ambasadore e SHBA në Tiranë, i është kthyer presidentit Donald Trump. Lajmi i bërë publik nga Zëri i Amerikës, që citon si burim ndihmësit në Komisionin e Senatit amerikan për Çështjet e Jashtme.
Zonja Kavalec u emërua nga Presidenti Trump në korrik 2018 dhe qysh ajo kohë, kandidatura e saj ka qenë në pritje për t’u konfirmuar nga komisioni i senatit.
Zonja Kavalec, ishte parashikuar të dilte në një seancë në senat në muajin shtator, si pjesë e procesit të konfirmimit, por përfundimisht nuk dëshmoi dhe emri ishte hequr nga njoftimi për seancën.
Sipas Zerit te Amerikes, një javë para seancës emri i saj ishte përmendur në një artikull të gazetës Ëashington Examiner që kishte të bënte me komunikimet e një zyrtari të Departamentit të Drejtësisë me ish-agjentin britanik Christophet Steele. Ky i fundit u dorëzoi agjencive amerikane të zbulimit një raport për lidhje të mundshme të fushatës Trump me rusët.
Emri i zonjës Kavalec ende figuron në faqen e Shtëpisë së Bardhë si e emëruar për postin.
Sipas rregullave të Senatit, kur koha e pritjes për konfirmim i kalon të 30 ditët, kandidatura i kthehet presidentit. Por kjo mund të anashkalohet përmes një vote konsensuale në komisionin e çështejve të jashtme të senatit, thekson VOA.
Kandidatura e Kavalec ka qënë një prej rasteve me pritjen më të gjatë për konfirmim nga senati, nënvizon Zëri i amerikës, duke shprehur paqartësi lidhur me arsyen përse kjo kandidaturë nuk është marrë në shqyrtim.
Kavalec njihet si një diplomate karriere, me një përvojë rreth 30-vjeçare si përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara në arenën ndërkombëtare. Ajo ka shërbyer si Zëvendës Ndihmës Sekretare në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin Amerikan të Shtetit, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Zyrën e Punëve Ruse. /abcnews.al