Kompania gjermane BioNTech, prodhuese e vaksinës Pfizer me gjigantin farmaceutik amerikan me të njëjtin emër, këtë të martë ka bërë me dije se vitin e ardhshëm do të ndërtojë një fabrikë për prodhimin e dozave në Afrikë.
Nuk është e qartë se ku do të vendoset qendra, por BioNTech ka specifikuar se po punon me autoritetet e Ruandës dhe Senegalit dhe planifikon të fillojë ndërtimin “në mesin e vitit 2022”.
Mediat e huaja bëjnë me dije se pritet që fabrika të ketë kapacitetin për të prodhuar rreth 50 milionë doza të vaksinës në vit.
Kompania gjermane në gusht zbuloi synimin e saj për të ndërtuar “kapacitete të qëndrueshme të prodhimit të vaksinave” në Ruandë dhe Senegal duke shkaktuar jo vetëm anti-Covid.
“Ne do të punojmë së bashku për të ndërtuar një rrjet rajonal prodhimi për të mbështetur vaksinat afrikane të prodhuara për Afrikën,” tha Uğur Şahin, bashkëthemelues i BioNTech.
Ndërkohë kujtojmë se në korrik, Pfizer dhe BioNTech njoftuan partneritetin e tyre me Biovac Group për vaksinën Covid në Cape Toën, Afrika e Jugut, duke filluar nga viti i ardhshëm./abcnews.al