Muaji Janar përveç basteve sportive ka gjetur të mbyllura edhe kazinotë elektronike në të gjithë vendin pas urdhërit të qeverisë për mbylljen e tyre. Kamera e ABC News bëri një vëzhgim në kryeqytet ku rezulton se kazinotë elektronike janë të mbyllura.
Vendimi i qeverisë për të mbyllur më 31 Dhjetor 2018 në të gjithë territorin e Shqipërisë bastet sportive dhe kazinotë elektronike, muaji Janar duket se i ka gjetur të gjitha me këtë mbishkrim.
Siç tregojnë edhe pamjet e fokusuara nga kamera e ABC News, pjesa më e madhe e kazinove elektronike në kryeqytet tashmë kanë pushuar së funksionuari.
Ndërkohë që brenda pak ditësh pritet të nisë funksionimi i skuadrës dixhitale edhe për mbylljen e të gjitha faqeve të basteve online jashtë vendit. Ligji për mbylljen e basteve sportive dhe kazinove elektronike në të gjithë vendin parashikon zhvendosjen e këtyre të fundit vetëm në hotele me 5 yje dhe jashtë zonave të banuara./abcnews.al