Humbja në “El Clasico” ndaj Real Madrid, ka lënë një shije të keqe tek skuadra e Barcelonës.
Ndeshjen e rradhës katalanasit e kanë me Sayo Vallecano, ditën e nesërme në kuadër të javës së 11 në La Liga.
Përpara kësaj ndeshjeje trajneri Koeman është shprehur se ka besim të plotë tek skuadra e tij, dhe e gëzon fakti që ekipi po përmirësohet dita ditës.
“Ne jemi duke u përmirësuar. Nuk duhet të shikojmë një rezultat, megjithëse e kuptoj zhgënjimin e humbjes nga Madridi. Dua të shijoj atmosferën që ishtë në stadium, por pranoj se gjërat varën nga rezultatet”, shprehet tekniku holandez.
Gjithashtu në konferencën para mediave 58-vjeçari u pyet nga gazetarët nëse Barcelona është në një kohë të vështirë për shkak të rezultateve të marra, kryesisht ndaj skuadrave të mëdha në letër, tekniku holandez thekson se presioni tek skuadrat e mëdha është gjithmonë i pranishëm.
“A jeni në një kohë të vështirë? Varet nëse fiton apo jo, në skuadrat më të mëdha ka më shumë presion. Ancelotti ka qenë në shumë klube dhe ai e di atë në mënyrë përfekte, ai di ta mbajë atë dhe po, kemi folur për këtë dhe ai më inkurajoi.
Nesër do të përballemi me Rayo, një rival që na i bëri gjërat të vështira sezonin e kaluar në Copa del Rey. Ne duhet të vazhdojmë në përputhje me ndeshjet e fundit në të cilat kemi bërë gjërat mirë”, deklaroi Koeman. /f.a/abcnews.al