Rritja e rasteve me Covid, Kina izolon 4 milion banorë

schedule12:33 - 26 Tetor, 2021

schedule 12:33 - 26 Tetor, 2021

Autoritetet kineze ka rivendosur bllokimin në Lanzhou, në veriperëndim të një qyteti me katër milionë banorë për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19, rreth 100 ditë para fillimit të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit.

Në të gjitha rrethet e këtij qyteti, që është kryeqyteti i provincës Gansu, do të vendosen kufizime të rrepta të lëvizjes, sipas një njoftimi të autoriteteve lokale. Banorët e qytetit nuk do të lejohen më të largohen nga shtëpitë e tyre, përveç rasteve emergjente.

Kina ka regjistruar 29 raste të reja në 24 orë.  Ndonëse këto shifra janë shumë të vogla në krahasim me rastet e regjistruara çdo ditë në vende të tjera të botës, autoritetet kineze janë shumë të kujdesshme për shkak të Lojërave Olimpike Dimërore që priten të mbahen në 4 shkurt 2022.

Gjithashtu, Mongolia e Brendshme ka raportuar me shumë se 100 raste. Autoritetet kineze, të cilët po ndjekin  politikën  “zero tolerance” ndaj Covid-19, kanë vendosur kufizime dhe kanë organizuar fushata testimi masive./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!