Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, është ndaluar një 56 vjeçar banues në Prizren, i shpallur në kërkim ndërkombëtar
Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, 56 vjeçari ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden Gjermani, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Schëennigen Gjermani, ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin për veprën penale “Trafikim i narkotikëve, parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.