Si të kuroni nervin shiatik? Zef Gjeta jep disa kura popullore

schedule11:20 - 26 Tetor, 2021

schedule 11:20 - 26 Tetor, 2021

Dhimbja e nervit shiatik vihet re kryesisht te personat që qëndrojnë për një kohë të gjatë në një pozicion të palëvizur siç mund të jenë ata para kompjuterit. Për përmirësimin e dhimbjeve, ekzistojnë disa kura popullore dhe çajra të ndryshme. Eksperti Zef Gjeta ndau në emisionin e mëngjesit në ABC disa kura popullore, të cilat japin rezultate të mira.

“Për një periudhë goxha të gjatë nuk duhet ngritur asnjë peshë, e dyta të pushojë për disa ditë duke evituar qëndrimin në karrige të fortë dhe në divan të butë. E treta, këmba që dhemb duhet të qëndrojë gjysmë lartësi, në një dyshek divan të përshtatshëm dhe mbajtja e këmbës lart për disa orë. 

Mund të përgatisim një lloj pomade e cila përgatitet me vaj ulliri, aspirina 20 deri në 30 kokrra dhe disa bimë të tjera por duhet të përgatitet nga mjekët popullorë. Duhet të kemi kujdes me dietën, të mos rëndohemi qëndrimi të jetë i mirë dhe të pimë dhe çajra.

Më i rekomanduar është ai i luleve të shtogut pasi ka efekte të mira pozitive ndaj inflamacioneve të ndryshme. Mund të shoqërohet dhe me çajra të tjera anti-inflamator. Mund të bëjmë dhe përzierje çajrash, çajin e malit, lulet e blinit dhe pak rozmarinë, ose në rastin tjetër trumzë dhe kamomil.”, u shpreh ai. /abcnews.al