Pavarësisht skandaleve të fundit rreth diskriminimit apo gjuhës së urrejtjes, Facebook ka fituar 9 miliard dollarë. Gjiganti i mediave sociale fitoi 9 miliard dollarë gjatë 3 muajve të fundit, nga 7.8 miliardë dollarë vitin e kaluar, shkruan BBC
Rikujtojmë se Frances Haugen, një ish menaxhere e Facebook ka publikuar një sërë dokumentesh të brendshme për publikun, duke pretenduar se Facebook ka menduar më shumë për interesin e tij se sa për sigurinë e përdoruesve. Sipas raporteve të shumta, Facebook ka dështuar në moderimin e përmbajtjes duke promovuar gjuhën e urrejtjes dhe trafikimin seksual jashtë SHBA-së.
Në 12 muajt deri më 30 shtator, gjiganti i mediave sociale tha se numri i përdoruesve gjatë një muaji ishte rritur me 6% përkatësisht 2.91 miliardë. Facebook tha se përditësimi i privatësisë do të ketë gjithashtu një ndikim në biznesin e tij digjital në tremujorin e fundit të vitit, por se pritet të përshtatet me ndryshimet me kalimin e kohës, raporton abcnews.al
Firma tha se do të shpenzonte rreth 10 miliardë dollarë në ndarjen e saj metaverse këtë vit – e njohur si Facebook Reality Labs – e cila ka për detyrë të krijojë harduer dhe softuer. Rrjeti më i madh i mediave sociale në botë është nën vëzhgim nga ligjvënësit dhe rregullatorët globalë, duke përfshirë edhe Komisionin Federal të Tregtisë. Dokumentet, të cilat u publikuan për herë të parë nga Wall Street Journal, kanë rritur edhe më shumë presionin.
Ato përfshijnë kërkime të brendshme rreth ndikimit të Instagramit në shëndetin mendor të adoleshentëve; nëse platformat e Facebook-ut nxisin divizionin; dhe trajtimi i gjigantit të mediave sociale për trazirat e 6 janarit në Kapitol. Në një seancë dëgjimore të hënën, Haugen u tha deputetëve në Mbretërinë e Bashkuar se Facebook ” po nxiste edhe më shumë urrejtjen”.
Deputetët po shqyrtojnë se çfarë rregullash të reja do të vendosin pëer rrjetet e mëdha sociale, sipas projektligjit të planifikuar për sigurinë në internet. Pavarësisht pretendimeve, aksionet e Facebook u rritën me 1.3% të hënën. Stoku i firmës është rritur me rreth 20% deri më tani.
/abcnews.al