Çela: Zbuluam 2 “ferma” Bitcoin, është ngushtuar rrethi, plani që kemi për t’i bllokuar

schedule10:20 - 26 Tetor, 2021

schedule 10:20 - 26 Tetor, 2021

Administratori i OSHEE Ardian Çela në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ka folur për Bitcoin, pajisje të prodhimit të monedhave virtuale, të cilat për të punuar u duhet shumë energji. Në vendin tonë Çela tha se janë zbuluar 2 “ferma” Bitcoin njëra në Tiranë dhe tjetra në Fushë Krujë, të cilat janë kapur pasi është konstatuar vjedhja e energjisë. Pas zbulimit të këtyre rasteve janë marrë masa. Gjatë fjalës së tij Çela ka shpalosur planin që po zbatohet lidhur me këtë shqetësim.

Për rastin e bitcoin do tu jap këtë informcion. Ne kemi nisur faza e parë e investimit sepse ky shqetësim s’ka qenë vetëm me bitcoin por ka qenë edhe me shtëpitë e barit. Kemi nisur edhe për monitorimin e humbjeve të kompanisë, kemi nisur monitorimin e fidrave, montimin e 1200 smart meter që janë motuar dhe tani jemi në fazën e dytë, blancmiter vendosjen e smart miter në rreth 26 mijë kabina që ka kompania sepse një fider është me kilometra e gjatë. Duke kaluar në fazën e 2 të monitorimit të kabinave ne fillojmë dhe e ngushtojmë rrethin e kërkimit. Sot që flasim kemi evidentuar 2 ferma bitcoin njëra në Tiranë dhe njëra në Fushë Krujë dhe kemi marrë masa edhe ndaj ekipeve që monitoroninnë atë zonë jo vetëm me largim nga puna por i kemi çuar dhe ndjekje oenale. Është një proces dhe beteje që kemi përditë me cilindo që vjedh energjinë pra krijon lidhje të paligjshme. Është betejë e përfitshme. Ky është një process që e kemi në qendër të vëmendjes dhe me këtë investimin tjetër që thashë se është në procës dhe me suportin e bankës së eksport import amerikane për ta suportuar këtë lloj investimi , rezultatet do jenë më të mira. Jo çdo gjë bëhet me krahë, pra kërkon dhe investime smart që jemi duke i realizuar”, tha Çela.

Ndërkohë zëvendësministri i Energjisë, Ilir Bejtja thotë  se në rastin kur paguhet fatura e energjisë elektrike nuk përbën asnjë problem.

Neve identifikojmë vjedhjen e energjisë. Denoncimet kanë qenë si indicia për autoritetet ndërsa ne konstatojmë vetëm vjedhjen e energjisë. Ne kemi identifikuar vjedhjet e energjisë, dhe kemi konstatuar dy raste të Bitcoin. Por ata që e kanë paguar për ne janë konsumator. OSHEE-ja e ka filluar që nga 2014 me një borxh të prapambetur të KESH-it. E shlyem”, tha ai.

Kujtojmë se prodhimi i kriptomonedhës Bitcoin kërkon pajisje të fuqishme kompjuterike të cilat përdorin dhe një sasi të madhe të energjisë elektrike. be.k/abcnews.al