PS ditën e sotme ka mbledhur kryesinë e Grupit Parlamentar.
Kjo mbledhje vjen në një kohë që PS dhe PD kanë pasur përplasje të vazhdueshme në komisionet parlamentare. Në vijim të kësaj socialistët janë këshilluar që diskutimet me opozitën të jenë më të qeta dhe pa përplasje.
Në mbledhje gjithashtu u bë me dije se ditën e nesërme, në Konferencën e Kryetarëve, do të paraqitet edhe projekt-buxheti.
Qeveria prezantoi 2 ditë më parë fokusin e projektbuxhetit të vitit të ardhshëm ku lidhur me krizën energjetike në vend, ministrja Balluku tha se do të merret një grant duke lidhur një marrëveshje e me SECO-s zvicerane për mbështetjen e bashkive në energjinë inteligjente. Në këtë grant do të krijohet një program pilot për 4 bashki fillimisht ku në foks do të jetë kursimi dhe përdorimi më eficent të energjisë elektrike që nga ndriçimi rrugor, furnizimi i makinave hibride, përdorimi në ujësjellës, zyra apo zonat e pushtetit vendor dhe më pas në shkolla apo spitale, tha ajo. Kurse mjekët duhet të presin edhe 8 muaj për të përfituar rritje rroge. Qeveria vendosi të rrisë me 6 përqind pagat e tyre. Në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm është parashikuar që të ketë mbështeje financiare për policët e burgjeve dhe efektivët e policisë që punojnë larg vendbanimeve.