Grabitja e 100 mijë eurove në Nikël inskenim? 15 të shoqëruar, autorët “skanuan” biznesmenin, ka prova

schedule11:24 - 25 Tetor, 2021

schedule 11:24 - 25 Tetor, 2021

Detaje të reja zbardhen nga grabitja e biznesmenit Nazim Çangu në banesën e tij në Nikël të Fushë-Krujës ku 10 persona të armatosur dhe të maskuar hynë në banesën e tij dhe i vodhën mbi 100 mijë euro 2 ditë më parë.

Janë shoqëruar në komisariat si të dyshuar dhe persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen mbi 15 persona, të cilët më pas janë lënë sërish të lire. Në vendin e ngjarjes autoritetet nuk kanë mundur të gjejnë prova mareriale, si shenja gishtash apo ndonje fije floku të autorëve. Ndërkohë po analizojnë me kujdes kamerat e sigurisë për të parë gjatësinë apo përmasat e trupit për t’i krahasuar me ato të të dyshuarve.

Autorët sipas policisë kanë pasur dijeni për gjendjen ekonomike të biznesmenit dhe kanë studiuar të gjithë lëvizje e tij duke planifikuar më pas dhe grabitjen. Vetë biznesmeni ka thënë se nuk ka ndonjë dyshim dhe se s’ka mundur të identifikojë ndonjë nga autorët as nga zëri dhe as nga përmasat trupore. Me këtë rast policia po heton edhe pasurinë e bizesmenit që nga polic e deri më tani që është i njohur për aktivitetin në fushën e mobilierisë.

Lexo edhe: Grabitja në Krujë, biznesmeni: 10 persona më prenë gishtin dhe morën 100 mijë euro

Nga hetimet nuk përjashtohet as pista e inskenimit të grabitjes, pasi biznesmeni mund të ketë rënë pre e shantazhit nga grupet kriminale dhe për të evituar këtë të fundit ka inskenuar grabitjen. Përfundimisht policia deri tani ka disa persona të dyshuar por ende nuk ka prova konkrete për ti akuzuar. /abcnews.al