Interi dhe Juventusi u ndanë na barazim 1-1 mbrëmjen e djeshme në kuadër të javës së nëntë të Serie A.
“Bardhezinjtë” fituan në minutat e fundit, falë një penalltie të akorduar nga VAR dhe e kthyer në gol nga Dybala.
Trajneri i “zikaltërve” pas ndeshjes është shprehur se kundërshtari mund të shënonte vetëm me penallti ndaj tyre.
“Më vjen keq sepse bëmë një ndeshje të mrekullueshme. Duhej t’i kushtonim më shumë vëmendje, pas VAR na hoqi një fitore të merituar.
Penalltia ishte e vetmja mënyr që mund të pësonim gol, na vjen keq sepse jëë dy pikë të hedhura. Arbitri kryesor ishte dy metra larg, e sheh dhe thotë se gjithçka është në rregull, më pas e thërrasin dhe jep penallti.
Pas penalltisë, Inzaghi bën një gjest të fortë kundërshtimi për të cilin më pas ndëshkohet me karton të kuq, për këtë episode ai shprehet: “Gjesti im i zemërimit sigurisht që nuk ishte i këndshëm për t’u parë, por kur shihni gjëra të tilla….”. /abcnews.al