“CorrieredellaSera” ka bërë me dije se nesër do të ketë një takim për të ardhmen e stadiumit.
Sipas tyre, do të mbahet një takim midis Paolo Scaronit, Alessandro Antonello dhe kryebashkiakut të Milanos, Giussepe Sala.
Bashkia kërkon një kontribut të jashtëzakonshëm për stadiumin nga të dyja klubet e Milanos.
Mendohet se projekti do të përfshijë edhe një pjesë të zonës jashtë stadiumit.
Milan dhe Inter parashikojnë tashmë kosto më të larta sepse kostot e urbanizimit nuk janë 51 milionë por 81 milionë euro.
Projekti vështirë se do të ketë një mundësi me kosto më të ulëta./abcnews.al