“I thashë të fejuarit më kanë vrarë babin”, vajza e biznesmenit rrëfen tmerrin: Ishte i mbuluar në gjak

schedule12:35 - 24 Tetor, 2021

schedule 12:35 - 24 Tetor, 2021

Vajza e biznesmenit Nazmi Çangu ka treguar si ka ndodhur grabitja në banesën e tyre në Nikël në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ajo shprehet se ka qenë në dhomën e saj në kat të tretë të banesës, ku tre persona janë futur në dhomë me uniformë policie. Vajza thotë se një person i katërt i ka kërkuar çelësin e kasafortës ndërsa i janë betuar për familje që nuk do i bënin keq por donin vetëm paratë. Sipas saj, grabitësit janë futur në banesë në orët 01:30 dhe kanë qëndruar deri në orën 03:50. Më pas vëllai i Nazmi Çangut ka mbërritur në shtëpinë e tyre duke shembur dyert.

Lexo edhe: Kush është biznesmeni i mobilierisë që “policët” i prenë gishtin me gërshërë?

“Ka ndodhur një ngjarje e tmerrshme, që babi im nuk e meritonte fare. Familja jonë se meritonte. Një njeri që nuk i ka hyrë kurrë në hak, shumë i drejtë. Na ka rritur me djersë, na ka shkolluar. S’ka njeri që t’i thotë një fjalë të keqe. Kemi parë një traumë, pasi në dhomën tonë ishin 3 policë. Ishin me kostume sportiv dhe me kapele. Unë e dija se babi ishte sëmurë, se po bërtiste. Kur në atë moment më del një i gjatë me pistoletë. I them; ‘mos prek fëmijët.

Mos më prek motrën dhe vëllain, a është mami dhe babai mirë?!”. Më thotë janë mirë, dhe kërkoi çelësin e kasafortës. Nuk e di. Mund të kenë ardhur në orën 01:30 dhe kanë ikur në 03:50. Ishin me pistoleta. Se dija nëse e kisha mamin dhe babin gjallë, dëgjoja që vetëm ulërinin. Ata më pas ikën. Zbritëm poshtë. Pas 10 minutash ka ardhur xhaxhi, shembi dyert. Ne ishin në dhomën tonë në kat të tretë”, thotë ajo.

Lexo edhe: Grabitja në Krujë, biznesmeni: 10 persona më prenë gishtin dhe morën 100 mijë euro

“Ishim të mbyllur me çelës, na kishin marrë dhe telefonat. Më pas vjen xhaxhi. Kur shkojmë në derë, hapim derën dhe shohim babin. Unë kam marr të fejuarin në telefon dhe i them; më kanë vrarë babin. Babi im ishte pa ndjenja, në gjendje si mos më keq. Ishte i lidhur nga të katërta anët, gjak gjithë vendi. Nuk hyje dot në dhomë. Se di se si mund të kenë atë masakër 10 veta kundër një personi. Se di se ça donin të gjenin ata persona në këtë shtëpi. Kanë zgjatur aq shumë. Ata betoheshin për familje. Por ata s’kanë familje. Shteti nuk e di se çfarë duhet të bëjë, por të lëviz. Që mos të ketë rehati njeriu në shtëpinë e vetë. Kemi parë pistoleta rreth e rreth shtëpisë. Si do rrimë ne në këtë shtëpi?! E kanë ngritur me djersë dhe mund këtë shtëpi babi im. Si do rrijë ai në këtë shtëpi?!”, tha ajo. m.v/Abcnews.al