Kukësi-Vllaznia është nja nga sfidat interesante e javës së gjashtë të “Abissnet Superiore”. “Derbi” i dy trajnerëve të huaj që ndodhet në kampionatin shqiptarë, reskeptivisht te Kukësi Diego Longo, ndërsa te Vllaznia Thomas Brdariç.
Verilindorët dhe shkodranët bëjnë një lojë të ngjashme dhe duket sikur fizionomia e lojës së trajnerëve është e njëjtë. Lojë sulmuese për të bërë të mundur fitimin e ndeshjes. Edhe në këtë takim nuk do mungojë diçka e tillë nga skuadra verilindore dhe ajo shkodrane.
Trajnerët do përdorin skemën 4-3-3 për të përplasur brinjët mes tyre, dhe për të marrë fitoren duke lënë pas një rival direkt për titullin kampion.
Formacionet zyrtare:
Kukësi: Tafas – Peposhi, Lulaj, Bytyçi, Ndreca – Gj.Taipi, De Lucas ,Sh.Taipi – Hila, Feijao, Milunoviç
Vllaznia: Zogoviç – Gurishta, Adili, Dianje, Hakaj – Heriç, Da Silva, Jonuzi – Djurdjeviç, Latifi, Aralica
/f.a/abcnews.al