Raundi i dytë/ Votat që vendosin fituesin në Tetovë (TABELA)

schedule08:31 - 24 Tetor, 2021

schedule 08:31 - 24 Tetor, 2021

Komuna e Tetovës është në qendër të vëmendjes para raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, ku në garë janë Teuta Arifi nga BDI dhe Bilal Kasami nga Lëvizja BESA.

Sipas kombinatorikave nga raundi i parë, votat e kandidatëve të partive tjera do të jenë vendimtare për fitoren e kësaj komune, por megjithatë Arifi dhe Kasami a do të arrijnë të sigurojnë mbështetjen e tyre.

Teuta Arifi arriti të marrë 11.138 vota, ndërsa Bilal Kasami 10.496 vota, një diferencë e vogël mes tyre.

Sipas rezultateve, vendimtare janë votat e ASH-AAA, ku kandidati i tyre Vullnet Murseli edhe me mbështetjen e VMRO-DPMNE siguroi 6.165 vota.

Po ashtu tejet të rëndësishme do të jenë edhe votat e kandidatit të PDSH-së, profesorit Sadi Bexheti, i cili mori 3840 vota.

Edhe kandidati i LSDM-së, Hamdija Elezoviq ka marrë një numër të konsiderueshëm prej 2373 vota, pas tij radhiten edhe 1989 votat e kandidates Snezhana Stojanovska nga partia INTEGRA. Vendimtare do të jenë edhe 378 votat e kandidatit të pavarur Afrim Ibrahimi./ INA