Laçi është zgjuar mëngjesin e sotëm i mbuluar nga tymi. Mësohet se gjate orëve të natës u është vënë flaka mbeturinave ne kodrat e qytetit.
Për pasojë retë e tymit janë shpërndarë në qytet, madje dhe në disa fshatra të zonës së malësisë së Kurbinit. Për të normalizuar situatën në vendgrumbullimin e plehrave kanë mbërritur fadroma dhe zjarrfikësit e Laçit. /abcnews.al